Kroaci: Po bëhet një film për partizanët gay pas Luftës së Dytë Botërore

Një film është duke u xhiruar në Kroaci që tregon historinë e partizanëve homoseksualë. Po ashtu bëhet me dije se në këtë film luan Emir Hadžihafizbegović.

Sipas mediave kroate, filmi aktualisht po xhirohet në Zagreb dhe Krk, dhe para disa vitesh ishte menduar të përfundonte me titullin “Krimineli im privat i luftës”, por do të quhet “Atmosfera”.

Filmi ka si regjizor Yvon Juka dhe producent Anita Juka.

Sipas idesë fillestare, ploti i filmit duhej të ndiqte dy ushtarë homoseksualë gjatë luftës në vitet '90, por afati kohor u "kalua" në Luftën e Dytë Botërore, kështu që u ndryshua edhe emri i filmit.

Regjisori dhe producenti nuk kanë bërë reklamë për të, ndaj është e vështirë të merret informacion. 

Por mediet kanë zbuluar se bëhej fjalë për ish-partizanë homoseksualë në vitin 1957, në një konfrontim politik, ku dikush e përdori orientimin e tyre seksual kundër tyre.

Edhe pse deklaruan se emri i ri i filmit do të jetë “Atmosferë”, Emir Hadžihafizbegoviç së fundi ka shpërndarë një foto nga xhirimet në Krk duke thënë se është një film i Ivona Jukës, por ka shkruar se do të vazhdojë të quhet “Të huajt në natë”.