Rrëfimet për luftën, shefi i talibanëve e quan Princin Harry humbës: Të vizitohet te mjeku
Kujtimet e Princit Harry u bënë publike të enjten, ku ai flet ndër të tjera, për kohën e tij si ushtar në Afganistan.
Ai thotë se vrau 25 taklibanë gjatë luftës, por nuk i shihte "si njerëz, por si gurë shahu" që i kishte eliminuar nga tabela.
"Ju nuk mund të vrisni njerëz nëse i trajtoni si njerëz", thotë Duka i Sussex.
Përgjigja nga talibanët, të klasifikuar si organizatë terroriste, nuk vonoi.
Molavi Agha Gol, komandant, iu kundërpërgjigj ashpër për "Daily Mail":
"Ne jemi ende këtu dhe ne qeverisim vendin. Por ai iku përsëri në pallatin e gjyshes së tij. Ai është një humbës me zë të lartë që kërkon vëmendje”.
Ai thotë se nuk duhet besuar ajo çfarë thotë Princi Harry.
"Mendoj se ai është çmendur dhe duhet të vizitohet te një mjek sa më shpejt të jetë e mundur". Edhe nëse mbretëria beson se ai vrau 25 talibanë, dëshmorët janë në parajsë "dhe miqtë e tij pushtues po digjen në ferr".
Komandanti thotë se do të donte shumë që të kishte qenë në frontin e luftës në të njëjtën kohë me Harryn për t'i treguar, siç thotë ai, se çfarë janë pjesët e vërteta të shahut.
Agha Gol ashpërson më tej gjuhën për të shprehur inatin kundër djalit më të vogël të mbretit Charles III.
"Nëse ai është një burrë i vërtetë dhe jo një humbës i ndyrë, të kthehet në Afganistan!"
Princi Harry, i cili u mbiquajt "Kapiteni Uells" gjatë shërbimit të tij, ka shërbyer dy herë në vend në Lindjen e Mesme.
Ai u vendos në provincën Helmand si kontrollor i trafikut ajror në 2007 dhe u kthye në Afganistan përsëri në 2012.
