Shpërthen sërish një nga vullkanet më aktivë në botë

Një nga vullkanet më aktivë në botë ka shpërthyer sërish në Hawaii, gati një muaj pasi ndaloi lëshimin e llavës, thanë shkencëtarët.

Lava e ndezur u vu re brenda vullkanit Kilauea të Havait të enjten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së .

Imazhet e kamerës në internet treguan rrjedhjen e llavës brenda kraterit.

Zyrtarët thonë se shpërthimi aktualisht nuk përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për komunitetet aty pranë.

Është shenja e parë e aktivitetit brenda vullkanit që kur Kilauea dhe fqinji i tij më i madh Mauna Loa ndaluan së shpërthyeri në dhjetor.

Shpërthimi i fundit i Kilauea filloi në shtator 2021 dhe zgjati 16 muaj. Pamjet nga ai shpërthim tregojnë se vullkani po nxirrte burime llave që ishin deri në 100 metra të larta të rrethuara nga shtëllunga të trasha tymi.