I mungojnë 18 vota, “ngec” Mccarthy, Dhoma e Përfaqësuesve ende pa kryetar, republikanët kundërshtojnë
Dhoma e përfaqësuesve vijon të mbetet pa kryetar, ligjvënësit republikanë kanë refuzuar për të 11-n herë të votë-besojnë McCarthy-n duke shkaktuar një ngërç politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili nuk ishte parë që prej 1859-ës.
Për të tretët ditë radhazi republikanët kanë dështuar t’i japin fitoren Kevin McCarthy si kreu i dhomës së përfaqësuesve. As në raundin e 11-të McCarthy nuk ka arritur të sigurojë 218 votat e nevojshme.
Ngërçi i stërzgjatur shënon herën e parë që nga viti 1859 që kur Dhomës së përfaqësuesve në i janë dashur 44 raunde për të zgjedhur kryetarin e ri.
Kuvendi është shtyrë për këtë të premte.
Një grup prej 20 ligjvënësish republikanë po refuzojnë t'i japin postin McCarthy.
Ligjvënësit që po kundërshtojnë zgjedhjen e tij janë shprehur skeptikë ndaj qëllimeve të McCarthyt, pavarësisht se ai ka mbështetjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Kongresmeni, Ralph Norman i Karolinës së Jugut, i tha BBC-së se ai thjesht nuk i beson McCarthy e se mbështetësit e tij kishin paralajmëruar hakmarrje politike kundër grupimit të tij nëse nuk do të kisht dakordësi.
“Ne do të na heqin nga komitetet. Do të humbasim çdo privilegj që kemi pasur”, tha Norman.
Ndërkohë, demokratët e pakicës vazhduan të votojnë në unanimitet për liderin e tyre, Hakeem Jeffries të Nju Jorkut, i pari njeri me ngjyrë që ka udhëhequr një parti në Kongres, por duket e pamundur që ai të bëhet Kryetar.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti më i rëndësishmi për presidencën, pas nënpresidentes Kamala Harris. Ai vendos agjendën e Dhomës dhe pa miratimin e tij ligjet nuk mund të kalojnë.
McCarthy ka shërbyer si republikani kryesor i Dhomës së Përfaqësuesve që nga viti 2019 dhe ka fituar mbështetje nga më shumë se 200 republikanë, mbi 90% të grupit të tij. Ata ngrenë shqetësimin që agjenda e tyre ka ngecur.
Në nëntor, republikanët fituan Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të vogël prej 222 ndaj 212 në dhomën me 435 vende. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit.

