Kievi shkel armëpushimin e njëanshëm të Putinit për Krishtlindjet ortodokse, sulmon Donetskun
Lufta në Ukrainë vjen në ditën e 317-të. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të njëanshëm të kërkuar nga Putin, Ukraina sulmoi zonën e Donetskut me zjarr artilerie.
Kievi sulmoi tre herë zonën e Donetskut menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të njëanshëm të shpallur nga Putin për Krishtlindjet Ortodokse.
Po ashtu, trupat ukrainase vazhdojnë të bombardojnë trupat ruse në pika të ndryshme përgjatë frontit, pavarësisht armëpushimit të njëanshëm nga Moska.
Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve RIA Novosti, 4 bombardime me mortaja kanë ndodhur në zonën Krasnolimansy, në rajonin e Donetsk, dhe 3 bombardime artilerie në zonën Belogorovka, në Lugansk.
Tetë sulme artilerie u regjistruan në Novopavlovka, në rajonin Zaporizhzhia, me një përgjigje ruse, e cila, thotë burimi, eliminoi pozicionet ukrainase që kishin kryer bombardimet.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se trupat e Moskës po respektonin armëpushimin e shpallur në mënyrë të njëanshme të Moskës, ndërsa ukrainasit vazhduan luftimet.
Nga ana tjetër, një alarm ajror u ngrit në të gjithë Ukrainën pasi dy avionë luftarakë u ngritën nga baza Baranovichi në Bjellorusi.
Popullsia u ftua të shkonte në strehimore. Kjo u raportua nga grupi monitorues bjellorus Gayun i cituar nga UNIAN.
