U përpoqën që të digjnin qendrën e emigrantëve, 2 burra aksidentalisht i vunë flakën vetes
Dy burra kanë vërtetuar se karma e menjëhershme është e vërtetë pasi aksidentalisht i vunë flakën vetes ndërsa përpiqeshin të digjnin një qendër emigracioni.
Dështimi i pabesueshëm u kap në një kamerë vëzhgimi dhe tregon dy burrat e maskuar duke u përpjekur të digjnin Servicio de Inmigracion në Bakersfield, në Kaliforni, më 1 janar.
Videoja fillon me dy burrat që derdhin lëng të ndezshëm në qendër, por nuk kalojnë shumë - sekonda, derisa ngjarje merr një tjetër kthesë.
Duke e nënvlerësuar masivisht sasinë e lëndës që kishin derdhur në zonë, në momentin që ai ndizet, dyshja përfshihen edhe vetë në flakë.
Më pas ata mund të shihen duke u përpëlitur nga dhimbja përpara se të largohen nga vendi i ngjarjes me flakët ende të dukshme në trup.
Ndërkohë që të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ata nuk mundën t'u shmangeshin autoriteteve për një kohë të gjatë, pasi u ranë telefonat ndërsa iknin, duke e bërë shumë të lehtë për organet e rendit identifikimin e tyre.
Një nga pronarët e qendrës tha se ajo ekziston për të ndihmuar njerëzit në procesin e emigracionit dhe për të ofruar ndihmë në pagimin e taksave të tyre.
Qendra postoi më vonë një video të sulmit të dështuar me zjarrvënie në Facebook, duke shkruar në spanjisht: "Të dashur klientë, e nisëm vitin pak keq, por me hirin e Zotit do të ecim përpara".
Fatmirësisht, autoritetet arritën të arrinin në vendin e zjarrit menjëherë pasi filloi dhe zjarri u shua në rreth dhjetë minuta nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Kern.
Pas incidentit, Shërbimi i Inmigracion u mbyll deri në një njoftim të dytë.
