Arabia Saudite ndalon çiftet të jetojnë bashkë nëse s'janë të martuar, ç'do të ndodhë me Ronaldo dhe Georgina

Cristiano Ronaldo do të vendoset përgjithmonë në Riad me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët pas nënshkrimit të një kontrate 'të artë' me Al Nasr.

Asi portugez 37-vjeçar ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe pritet të arkëtojë 200 milionë euro në vit!

Por duke qenë se Cristiano Ronaldo dhe ish-modelja nuk janë ende të martuar edhe pse kanë dy vajza së bashku, Alana dhe Bella Esmeralda, lind pyetja nëse lojtari ndërkombëtar dhe partnerja e tij do të kenë probleme me ligjin, pasi në mbretërinë konservatore çiftet u ndalohet jetojnë së bashku nëse nuk janë të martuar.

Sipas gazetës spanjolle Marca, e cila citon deklaratat e dy avokatëve nga Arabia Saudite, në rastin e Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, autoritetet kompetente në Arabinë Saudite do të bëjnë “sy qorr”.

Arabia Saudite ndalon çiftet të jetojnë bashkë nëse

 “Edhe pse ligjet ndalojnë bashkëjetesën pa dokumentet e martesës, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe nuk po marrin masa.

Sigurisht, këto ligje zbatohen kur ka një problem apo një krim”, tha një avokat për gazetën spanjolle, ndërsa një tjetër shtoi:

“Autoritetet në Arabinë Saudite këto ditë nuk merren me këto çështje (në rastin e shtetasve të huaj) , por ligji ende e ndalon bashkëjetesën jashtë martesës”.

Dy avokatët folën në kushte anonimiteti sepse thanë se që kur Princi i Kurorës Mohammed bin Salman mori vendin në vitin 2017 , ka pasur pak ndryshime në njohjen e të drejtave të njeriut - në veçanti, për gratë - megjithatë, qytetarët e mbretërisë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta si shtetasit e huaj.

Arabia Saudite ndalon çiftet të jetojnë bashkë nëse