Turqia eksporton 17 milionë tonë grurë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2023, 17:07
Që nga gushti, "rreth 17 milionë tonë drithë janë eksportuar" nga Ukraina përmes një korridori të sigurt në Detin e Zi.
Kështu deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në fund të korrikut mes Ankarasë, Kievit, Moskës dhe Kombeve të Bashkuara, e cila lejoi eksportet e drithit dhe produkteve të tjera nga portet ukrainase pasi ato u bllokuan për shkak të konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas të dhënave të OKB-së, Kina është vendi që ka marrë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara, me rreth 3.1 milionë tonë grurë, e ndjekur nga Spanja (rreth 3 milionë) dhe Turqia (1.9 milionë) dhe Italia, në vendin e katërt me 1.4 milionë tonë të marrë.
