SHBA miraton vaksinën e parë në botë për bletët

Për herë të parë, SHBA ka miratuar vaksinën për bletët. Kjo vaksinë për herë të parë në botë, parandalon vdekjen masive të bletëve nga bakteri i cili dobëson kolonitë me sulmin në larvat e bletëve.

SHBA ka miratuar përdorimin e vaksinës së parë në botë për bletët.

Kjo vaksinë u krijua për të parandaluar vdekjet massive të bletëve nga një bakter që dobëson kolonitë duke sulmuar larvat e bletëve.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë miratoi një licencë të kushtëzuar për vaksinën këtë javë, sipas firmës bioteknike që qëndron pas zhvillimit të saj.

Si pjalmues, bletët luajnë një rol kritik në shumë aspekte të ekosistemit. Shefi i “Dalan Animal Health”, Annette Kleiser tha se vaksina mund të shërbejnë si një përparim në mbrojtjen e bletëve.

Sëmundja amerikane e foulbrood përbën një sfidë për bletarët pasi është shumë ngjitëse dhe nuk ka shërim. Metoda e vetme e trajtimit kërkon djegien e kolonisë së bletëve të infektuara së bashku me kosheret dhe trajtimin e kolonive me antibiotikë.

Sipas departamentit amerikan të bujqësisë, në SHBA ka pasur shumë reduktime në kolonitë e bletëve që nga viti 2006.  Ajo thotë se shumë faktorë kërcënojnë shëndetin e bletëve duke përfshirë këtu parazitët apo sëmundjet, si dhe një fenomen i quajtur “Çrregullimi i Kolapsit të Kolonisë”, i cili ndodh kur bletët punëtore braktisin një zgjua dhe lënë pas mbretëreshën.

Sipas Organizatës Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, bletët, zogjtë apo lakuriqët e natës janë përgjegjës për rreth një të tretën e prodhimit të bimëve në botë.