Biden: Putini po kërkon oksigjen me armëpushimin 36 orësh
I forti i Kremlinit, Vladimir Putin, po kërkon pak oksigjen me armëpushimin 36 orësh që ai shpalli në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve (7 janar, sipas kalendarit të vjetër), tha sot Presidenti amerikan Joe Biden, Biden.
Duke komentuar armëpushimin e parë të njëanshëm të shpallur nga Putin që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Biden kujtoi se vetëm disa orë më parë presidenti rus "ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat".
Kremlini tha më herët sot se Presidenti Putin kishte urdhëruar një armëpushim nga mesdita e së premtes në përgjigje të thirrjes për armëpushim të Krishtlindjeve nga Patriarku i Moskës Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse.
Kievi hodhi poshtë propozimin e Putinit, duke theksuar se nuk do të ketë armëpushim derisa të tërheqë trupat ruse nga territoret e okupuara të Ukrainës.
