Shoferi 77-vjeçar shkel gazin në vend të frenave dhe ngec në një lavazh

Një burrë u shpëtua pasditen e së martës pasi u bllokua me mjetin e tij në një lavazh në Montgomery County.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30.

Videoja e siguruar nga Action News tregon momentin kur 77-vjeçari përplaset me një portë dhe rrokulliset brenda lavazhit.

Shoferi 77-vjeçar shkel gazin në vend të frenave dhe ngec

Zyrtarët thonë se burri shkeli gabimisht pedalin e gazit në vend të frenave dhe u bllokua brenda makinës së tij për rreth 90 minuta.

Imazhet e shpërndara me Action News tregojnë ekuipazhet që përpiqen të shpëtojnë burrin.

Shoferi 77-vjeçar shkel gazin në vend të frenave dhe ngec

Ai është dërguar në spitalin rajonal për shkak të lëndimeve në këmbë.