Eva Kaili siguron takimin, vogëlushja e saj do ta vizitojë nesër në burg

Eva Kaili pritet të takojë nesër për herë të parë pas arrestimit të bijën. Avokati i saj njoftoi se të premten pritet të jetë vizita e parë tre orëshe që eurodeputetja do të ketë nga vajza e saj që nga arrestimi më 9 dhjetor.

Të mërkurën, sipas informacioneve, autoritetet belge kishin refuzuar fillimisht kërkesën e Eva Kailit për të takuar të bijën për disa ditë në burg ose për ta parë përmes Skype-it, ndërkohë që ajo është me gjyshin. 

Mesa duket më pas kanë ndryshuar qëndrim për arsye të panjohura.

Vetë Eva Kaili kishte komentuar vendimin fillestar të autoriteteve belge duke thënë:

“Po torturohem. Kjo është e padrejtë. Nuk mund te qendroj duke u copëtuar. Çfarë nuk shkon me vajzën e vogël që po e mbajnë larg meje?"