Skandali i Katarit, belgët nuk lejojnë Kailin të shohë vajzën as përmes Skype

Një “jo” kategorike ishte përgjigja e autoriteteve belge ndaj kërkesës së dyfishtë të Eva Kailit për të parë fëmijën e saj.

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian ka kërkuar që të takojë vogëlushen për disa ditë burg ose ta shohë me Skype teksa ajo është me gjyshin.

Megjithatë, të dyja kërkesat u refuzuan, sipas avokatit të saj.

Refuzimi solli shpërthimin e Eva Kailit nga brenda qelisë.

Siç raporton televizioni Star, Eva Kaili i tha avokatit të saj: “Po më torturojnë. Kjo është e padrejtë. Nuk mund te qendroj.Ç’të keqe ka bërë vogëlushja që po e mbajnë larg meje”.

“Po përdorin fëmijën për të “thyer” Eva Kailin”

Por si interpretohet qëndrimi i rreptë i autoriteteve belge ndaj ish-eurodeputetes?

Avokatët mbrojtës të Eva Kailit pretendojnë se po e përdorin fëmijën si mjet presioni për të “thyer” ish-deputeten.

Siç theksojnë ata, është tipike që avokatëve të saj nuk u është dhënë arsyetimi për refuzimin.

Ata besojnë se autoritetet kërkojnë rrëfim nga Kaili për ta lejuar që të shohë vogëlushen.

Nga ana tjetër, avokatët në Bruksel thonë se rregulloret e brendshme në burgje janë të rrepta.

Rreth 20,000 fëmijë kanë prindërit në burg dhe dy psikologë dhe një oficer burgu kërkohet të jenë të pranishëm.

Tani disa janë në pushim dhe pritet të kthehen në punë të hënën.