Pilku: Kemi 160 fabrika për vajin e ullirit, fermerët për shkak të varfërisë e shesin lirë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ilir Pilku, ekspert bujqësie u shpreh se në vendin tonë janë 160 fabrika me teknologjinë e fundit për vajin e ullirit, por 10% të tyre kanë depozita.

Ai tha se në treg është krijuar një çoroditje nga diçka e tillë dhe shtoi se shumë fermerë e shesin lirë vajin për shkak edhe të varfërisë.

Pilku: Në vendin tonë janë 160 fabrika me teknologjinë e fundit, ndërkohë vetëm 10% kanë depozita dhe të tjerat punojnë për të tretët dhe kjo ka krijuar një çoroditje të tregut ku çdo fermer merr bidonët e vet dhe ne kemi një formalizim të ulët të tregut.

Pastaj të mos diskutojmë për ligjin e vajit të ullirit ku janë të përcaktuara të gjitha kriteret e caktimit të vajit në bazë të analizave dhe tregtimit të tij. Një fermer i cili edhe për shkak të varfërisë do ta shesë vajin me një çmim të lirë duke krijuar një konfuzion në treg. Ne kemi shumë më pak ullinj dhe duhet të marrim kuota sepse kemi një potencial të mirë për frymë.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.