Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, Çollaku: I kërkova qeverisë investime, aksi pa ndriçim
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka komentuar aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme me 3 viktima dhe 4 të plagosur.
Sipas tij, duheshin shtuar investimet në rrugën e Arbrit pasi është një rrugë e pambaruar dhe pa ndriçim e pa parametra sigurie, duke kërkuar vendosjen e patrullave të policisë në të.
Ai shton se rrezik i shtuar në këtë aks do të jenë edhe ngricat e dimrit, dhe se kërkesa të tilla për investime i tejkalojnë palët politike.
Çollaku: Aksidentet ne “Rrugen e Arbrit”, nje tragjedi e paralajmeruar. I kam kerkuar ne menyre te vazhdueshme zv kryeministres dhe drejtueses se PS ne Qark Diber.., pertej cdo interesi politik apo partiak..,te shtohen ne menyre urgjente investimet ne qarkun e Dibres e sidomos ne “Rrugen e Arbrit”. Nje rruge te pambaruar, pa ndricim e parametra te tjera sigurie edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore.
Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit, te Permetit , shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres ,Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez, duhen rruge, ndricim. Duhen investime shteterore ne keto zona. Ne seancen e fundit te parlamentit ia paralajmerova zv kryeministres kete situate te rrezikshme ne Rrugen e Arbrit. Mjerisht keto ngjarje me dhane te drejte. Serish rrezik i shtuar ne keto akse rrugore do te jene ngricat qe duket jane ne dere. Veriu i vendit ka nevoje per investime strategjike dhe energjike. Kjo eshte nje kerkese qe tejkalon interesat tona politike apo partiake. Kjo ka lidhje me pergjegjesine njerezore dhe shteterore.

