Veizi: Nuk ka mbiprodhim të vajit të ullirit, duhet të kthehet në normalitet, të krijohet infrastruktura

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Aulona Veizi, eksperte e vajit të ullirit u shpreh se nuk ka mbiprodhim të vajit, p[or një gjë e tillë duhet të kthehet në një normalitet.

Ajo tha se një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e bimëve të reja të mbjella dhe se duhet krijuar një mekanizëm për shitjen e vajit në vend.

Veizi: Prodhimi pritej sepse nga mbjelljet nuk është viti i mirë, sepse ulliri e ka një vit po dhe një vit jo. Këtë vit kanë hyrë në prodhim mbjelljet e reja. Strukturat janë gati me ligjin dhe fabrikat e vajit, por në këto momente gjendemi përballë një mbi prodhimi që unë e quaj normalitet.

Do të duhet të krijohet një mekanizëm dhe strukturë për zinxhirin e prodhimit dhe magazinimit. Shitja dhe tregtia bëhet përmes tregut dhe bidonëve në shtëpi. Ky është një treg infomal dhe fermeri nuk po i përshtatet ligjit, që është evropian.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.