Dy humbën jetën në vend dhe një në spital, kush janë tre viktimat e aksidentit në Bulqizë, të së njëjtës familje
Një aksident tragjik ndodhi këtë mbrëmje në aksin Fushë-Bulqizë - Shupenzë.
Tre persona humbën jetën ndërsa 4 të tjerë u plagosën në orën 18:15 kur makinat me të cilat ata po udhëtonin një Benz 240 dhe një BMVV u përplasën me njëra-tjetrën.
Burimet thonë se në mjetin tip Benz udhëtonte një familje që kishte qenë për një vizitë në Gjoricë.
Raportohet se tre viktimat e së njëjtën familje janë Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulëzime Istrefi.
Dy burrat vdiqën në vend ndërsa gruaja ndërroi jetë në spital.
Po ashtu në spital po trajtohen dhe 4 të plagosurit e aksidentit që sipas raportimeve kanë lidhje fisnore më njëri-tjetrin.
Dy të rinjtë përkatësisht 20 dhe 25 vjeç quhen Edison dhe Mërgim Lazri. Në spital janë po ashtu edhe Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Shpejtësia e lartë dhe mungesa e dnriçimit në rrugë shkaktuan përplasjen mes dy makinave në vendin e quajtur Ura e Gjoricës.
