Gripi RSV, mbërrin në Shqipëri? Mjeku pediatër: Kemi pasur raste të dyshuara

Varianti i ri i gripit dyshohet se po qarkullon edhe në Shqipëri. Mjekët thonë se kanë pasur raste të dyshuara të cilat i kanë referuar në ISHP për verifikim. Por pavarsisht këtyre dyshimeve ende nuk ka konfirmim zyrtar për praninë e tij.

Gripi i ri, i njohur si RSV dyshohet se po qarkullon edhe në Shqipëri. Mjeku pediatër Bektash Mandri thotë se ka pasur raste të dyshuara me këtë variant të ri të cilat i ka referuar në ISHP për të konfirmuar dyshimet.

Ndërkohë nga ISHP ende nuk është konfirmuar zyrtarisht qarkullimi i këtij gripi.

"Raste me temperaturë 39-40 gradë kemi plot, përditë. Infeksionet e grykëve janë të shpeshta. Ky variant shfaq te pacientët temperaturë të lartë e kohëzgjatje më të madhe të shenjave klinike. Nuk përjashtohen dhe rastet e infeksioneve të rrugëve të poshtme respiratore, por nuk mund të them se është RSV pasi nuk e kemi të izoluar. Ne i dërgojmë por varet sa shkojnë atje për ta bërë ekzaminimin" tha mjeku.

Mesatarisht në ditë te një mjek pediatër paraqiten rreth 20 fëmijë, me shenja thuajse të ngjashme.

"RSV është një virus që ngacmon rrugët respiratore. Infeksioni viral që merret në këtë rast, klinika fillon nga dita e 4-ët deri në ditën e 6-të dhe ka një periudhë rehabilitimi që shkon deri në dy javë. Kjo është ajo që e bën të ndryshme nga gripet e zakonshme sepse ata kanë një periudhë deri në 7 ditë deri në një javë," tha ai.

Gripi po qarkullonon në mbas në vendin tonë, e megjithëse të pakta nuk mungojnë as rastet e dyshuara për Covid.