Aksident i rëndë në Bulqizë, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë u përgjak pasditen e sotme.

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës',  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit Kujtim Istrefi dhe Murat Istrefi, si dhe ka humbur jetën në spital Lulzime Istrefi.

 

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasit  Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç, Mërgim Lazri 25 vjeç dhe Edison Lazri 20 vjeç, pasagjerë në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në Bulqizë, 3 të vdekur dhe 4 tëAksident i rëndë në Bulqizë, 3 të vdekur dhe 4 tëAksident i rëndë në Bulqizë, 3 të vdekur dhe 4 të