Kontrolli i Lartë i Shtetit si “han pa porta”. Punonjësit hyjnë e dalin pa orar, imazhet nga kamera e fshehtë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më i lartë kushtetues për auditin e parave publike, është kthyer në një godinë ku punonjësit nuk e njohin se çfarë është orari zyrtar apo puna. Kamerat e fshehta dëshmojnë faktin se në këtë institucion punonjësit futen dhe dalin sipas dëshirës, si të ishte një vend argëtues.
Në këtë godinë hyjnë dhe dalin njerëz pa orar sipas dëshirës.
Nuk është një vend argëtues apo Qendër Tregtare, është Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucion kushtetues i pavarur.
Varësi punonjësit kanë vetëm ndaj shefit të tyre Arben Shehu.
KLSH dëshmon se është institucion vetëm nga emërtimi në tabelën mbi godinë.
Është i ngarkuar për auditin, por vetë institucioni, punonjësit e të cilit mbahen nga paratë e taksapaguesve, kanë nevojë për audit.
Këtë e dëshmojnë imazhet e kamerave të fshehta të instaluara para derës së KLSH-së.
Siç e shihi, gjithëkush hyn e del pa asnjë llogaridhënien se pse dhe ku shkon apo nga vjen dhe çfarë bën në zyrë.
Ndërsa kur shohin nga dritaret e zyrave që kamera e televizionit Ora Neës është e vendosur aty me stativ, askush nuk guxon të dalë nga kjo derë e KLSH-së.
Dhe ai që kapet rastësisht nga kamera dëshmon nivelin dhe frymën e KLSH-së.
"Shko në Kryeministri, ata të kanë mbyllur televizionin, jo këtu. Ordinere!"
KLSH ka 233 punonjës, numri i të cilëve nuk përputhet me rezultatet e auditit.
Në bazë të të dhënave nga vetë institucioni, në periudhën 9 mujore të vitit që sapo u mbyll është zbuluar një dëm prej 1 miliard lekësh.
Krahasuar me paditë as kjo shifër nuk korrespondon.
Në vend të padive, KLSH lëshon vetëm rekomandime, ku edhe ato kanë mbetur pa zbatuar.
Që prej vitit 2020, pavarësisht dëmeve në rritje të institucioneve, drejtuesit nuk e kanë vlerësuar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet financiare që arrijnë në miliarda euro.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
