“Hajdutëria, sheshit”, Vasili: Rama mori 500 milionë euro nga çmenduria e çmimeve, u jep shqiptarëve një thërrime
Për nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili paketa e qeverisë “Rama” prej 8 miliardë lekësh është një alibi për të vazhduar mega-vjedhjen qindra milionë eurove me rrjetjen e çmimeve në vend që po vijon prej 10 muajsh, që nga nisja e kunfliktit të arm,atosur në Ukrainë!
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se Edi Rama dhe qeveria që ai drejton u mori shqiptarëve 500 milionë euro përmes shtrenjtimeve të të gjitha shërbimeve dhe produkteve në vend, ndërsa po bën sikur po shpërnda vetëm thërrime tashmë me paketën e tij që është afro 6 herë më e vogël se sa fitimi i qeveriosë në këto muaj.
“Rama dhe qeveria ju morën 500 milionë euro qytetarëve me rritjen e çmimeve dhe një thërrime, nja 80 milionë po bëjnë sikur jua ndajnë atyre.
Qytetarëve në një vit rresht ku çmimet u rritën në mënyrë katastrofike nuk ju dhanë asnjë ndihmë, por vetëm përfituan qindra milionë që jua ndanë oligarkëve, koncesionarxhinjve dhe tenderaxhinjve të përhershëm.
Kjo vjedhje ju rezultoi me leverdi shumë të madhe.
Qytetarët paguan qindra mijëra lekë nga xhepi për shkak të çmimeve të çmendura e të komanduara nga qeveria me oligarkët.
Tani bëjnë sikur ju japin ndihmë që është vetëm 650 lekë të reja në muaj, pra as 5 bukë.
Qeveria e hajdutëve nuk uli asnjë taksë, akcizë, apo TVSH, as për ushqimet e mbijetesës, se karburantet as që bëhej fjalë.
Pra, sistemi rilindas: “Vjedhim thelat e mëdha dhe bëjmë sikur ndajmë thërrime”, kërkonte një alibi.
Dhe alibia po shitet si paketa 80 milionëshe.
➡️Po përse nuk ulin taksat që ndikojnë tek ulja e çmimeve?
➡️Po pse nuk e shkrijnë Bordin e Hajdutëve të naftës?
➡️Po pse e bllokuan dhe nuk lejuan as diskutimin e Projektligjit të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit mbi karburantet?
➡️Po pse e votuan kundër Amendamentin e Partisë së Lirisë për uljen drastike të TVSH për ushqimet bazë?
Të gjitha këto pyetje asgjesojnë demagogjinë e paketës 80 milionëshe.
Kjo paketë është vetëm alibi që qindra milionë euro të tjera t’u zhvaten qytetarëve me çmime të larta dhe që të mbushen xhepat e qeverisë dhe klientëve e “presta nomeve” të saj, oligarkë, a koncesionarë qofshin.
Këtë hajduteri e kanë kuptuar të gjithë.
Me hajdutët e rilindjes ka vetëm një rrugë: Përballje me çdo kusht e me çdo mjet”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i PL-së Petrit Vasili.


