Selfie përpara trupit të pajetë të Pele, Infantino në qëndër të kritikave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2023, 09:17
Një skenë surreale është regjistruar në Brazil, më saktësisht vetëm pak metra nga trupi i pajetë i “O Rei” Pele. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infanino, i pranishëm në stadiumin e Santosit për t’i dhënë lamtumirën numrit 10, është bërë protagonist i nje momenti të sikletshëm.
Sipas asaj që duket edhe në foto, ai ka bërë një selfie me një të pranishëm. Gjesti i numrit 1 të FIFA-s ka ngjalluur zemërimin e brazilianeve që e kanë sulmuar dhe kritikuar verbalisht në rrjetet sociale.
