Chelsea nuk di të ndalet, paguan 7 milionë më shumë për kampionin e botës

127 milionë euro, plot 7 më shumë se klauzola e vendosur në kontratën e Benficas. Kjo ështa shumë që pagoi pronari i Chelseat, Ted Boehly për të blerë lojtarin e ri më të mirë të Kupës së Botës, Enzo Fernandez.

Nëse tifozët blu iu trembën largimit të Abramovich, tashmë nuk kanë më arsye pasi në vetëm 5 muaj në krye të klubit, amerikani ka shpenzuar 550 milionë euro vetëm për merkaton.

Në krahun tjetër, Benfica arkëton një shumë të rëndësishme sepse e bleu mesfushorin e ri argjentinas për vetëm 14 milionë euro vetëm 6 muaj më parë nga klubi i River Plate.

Blerja s Fernandez i jep zgjidhje çështjes së problemeve në mesfushë për blutë që vazhdojnë të vuajnë mungesën e Ngolo Kante, ndërsa afrime të tjera të erës Boehly në Londër janë edhe Fofana, Nkunku, Cucurella, Sterling,  Koulibaly, Badiashile dhe Aubameyang.