Dështon Liverpool, skuadra e Klopp mundet në transfertën e Brentford (VIDEO)

Liverpool bie në fushën e Brentford në një humbje shumë të rëndë për shpresat e skuadrës së Jurgen Klopp në garë për një biletë të zonës Champions League këtë sezon. 3-1 fituan vendasit në një ndeshje pa shumë histori pasi ishin tre golat e Konate, Wisa dhe Mbeumo që zhvlerësuan rrjetën e Chamberlain.

Në krahun tjezër, zhgënjimi më i madh i “The Reds” vazhdon të jetë Darwin Nunez, sulmuesi që u ble për 100 milionë euro por nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës në vazhdimësi, madje gabon edhe gola pothuajse të sigurt.

28 pikë pas 17 javëve të para për nënkampionët e Anglisë janë shumë pak në betejën për një nga katër vendet e para ku Manchester United mban pozicionin e katërt me 32 pikë dhe një ndeshje më pak.