Interi pa njeriun kryesor të mesfushës, shanse për Asllanin titullar me Napolin

Lajme të këqija për trajnerin Simone Inzaghi. Në ndeshjen e parë të vitit, Interi nuk ka mundësi t'i besojë regjinë titullarit kroat, Marcelo Brozovic.

Një dëmtim muskular do ta mbajë mesfushorin më shumë se dy javë larg fushave të blerta dhe ndeshjet e kampionatit me Napolin e Monza-n i ka humbur ndërsa trajneri shpreson ta ketë gati për duelin e Superkupës në 18 janar kundër Milanit.

Mungesa e Brozovic rrit shanset për më shumë minuta për Kristjan Asllanin.