Largohen emigrantët, fluks në pikat kufitare pas festave

Me ikjen e festave, emigrantët të cilët zgjodhën që t’i kalonin ditët e fundit të vitit pranë familjarëve ne vendin e tyre, tashmë po largohen në vendet ku jetojnë e punojnë. Një numër i lartë regjistrohet edhe në hyrje të pikave kufitare por edhe nga porti i Durresit.

Me mbarimin e festave , emigrantët që zgjodhën ti kalojnë ditët e fundit në Shqipëri tashmë po largohen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Numër i lartë është regjistruar në pikat kufitare. Në pikën e kalimit kufitar në  Kapshticë që prej datës 3 janar kanë hyrë 2591 shtetas dhe kanë dalë 5192.

Në Qafë-Thanë kanë hyrë 2634 dhe kanë dalë 2848 shtetsa.

Edhe në Kakavijë numri i emigrantëve që kanë dalë është 5015 nga 3258 që kanë ardhur në vendn tonë .

Fluksi i hyrjeve – daljeve në ditët e para të Janarit po vërehet në doganën e Muriqanit, ku në total kanë lëvizur 25 mijë shtetas. Të larta janë si hyrje dhe daljet, duke treguar se jo vetëm emigrantët janë kthyer në atdhe për festat e fundvitit, por të shumtë kanë qënë edhe shqiptarët që kanë prenotuar në shtetet fqinje për të kaluar ditët festive.

1673 shtetas hynë në Shqipëri në 1 Janar nga kjo pikë kalimi dhe 3785 dolën prej saj, në 2 Janar hynë 6316 dhe dolën 4751 shtetas, ndërsa në datën 3 janar hynë 3606 dhe dolën 4129 shtetas.

I lartë ka qënë edhe numri i mjeteve sipas dokumentacionit të përpunuar ku në total ishin 8825 mjete.

Mbi 3 mijë shtetas me katër tragete pritet të largohen nga porti i Durrësit këtë të mërkurë. Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e policisë së kufirit po punohet me kapacitet të plotë. Në shërbim të udhetarëve dhe automjeteve janë vënë 22 sportele per kontrollin e dokumentacioneve.Ndërsa kompanitë lundruese kanë nisur udhetimet e dyfishta të trageteve me qëllim marjen e të gjithë udhëtareve sipas planifikimit.

Pavarësisht numrit të lartë të shtetasve që largohen nga vendi yne nëpërmjet portit të Durrësit nuk janë shënuar radhe apo pritje të gjata në terminal.Që prej fillimit të ketij viti nga ky port janë larguar mbi 7 mijë shtetas.

Nderkaq përgjatë 10 diteshit te fundit të vitit që lamë pas nga kjo pikë kufitare hynë në vendin tone mbi 29 mije shtetas.

Largohen emigrantët, fluks në pikat kufitare pas festave