Jennifer Lopez: Video me të cilën i tha lamtumirën 2022-shit
Jennifer Lopez jetoi në maksimum vitin 2022 dhe në krah kishte bashkëshortin e saj, Ben Affleck. Me rastin e Vitit të Ri, këngëtarja me famë ndërkombëtare ka krijuar një video me momentet e saj më të mira nga viti i kaluar.
Jennifer Lopez ka përfshirë në video momente nga dasma e saj korrikun e kaluar, të cilat nuk i kemi parë kurrë më parë.
Ditën e Vitit të Ri, këngëtarja ka postuar në Instagram disa nga momentet kryesore të vitit të kaluar.
Ajo ka ndarë disa foto dhe video të ndryshme, por edhe nga dokumentarët për jetën dhe momentet me familjen e saj. Ajo na tregoi foto nga fejesa e saj në prill, si dhe nga dasmat e saj në Nevada dhe Xhorxhia.
“Viti 2022 ishte një nga vitet më të mira. Pres me padurim gjithçka që do të vijë” , ka shkruar këngëtarja.
Ajo dhe Ben Affleck u martuan në korrik 2022. Jennifer Lopez konfirmoi lajmin e martesës së saj në një buletin duke shkruar: “Ne u martuam. Dashuria është e bukur. Dashuria është e sjellshme. Dhe ajo tregon se është e duruar. Njëzet vjet. Pikërisht atë që donim”.
View this post on Instagram
