‘Tipat si ky i var në ...’/ Milaim Zeka ka dy fjalë për këtë gazetar të njohur të medias
Rubrika “personazhet përballë portaleve” në D-Night ka dhënë mundësinë të ftuarve të tregojnë të vërtetën e situatave që ato janë gjendur në momente të caktuara.
Përballë kësaj rubrike ishte edhe Milaim Zeka, i cili i dha përgjigje një herë e mirë gazetarit Ermal Mulosmani, pasi ky i fundit e etiketoi si llumin e medias.
Milaim Zeka: Hera e parë që po e dëgjoj këtë emër (Ermal Mulosmani) as nuk e njoh se kush është dhe as nuk jam budalla sikur Ermali me u marr me mua, por unë nuk merrem me Ermalin.
Ka plot budallenj të kategorisë së këtij djaloshit që shkruajnë për mua me gjasa që unë do ua kthej apo do të replikoj me ta, ka plot njerëz që e shajnë Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin apo Rexhep Qosjan, por unë nuk zbres nga kati i dhjetë që të futem në një bodrum dhe të merrem me orgji të tilla.
Nivelin tim ky nuk e njeh fare, historinë time nuk e di fare dhe unë jam 40 vite gazetar, kam bërë minimum 40 filma dokumentarë të cilët janë shfaqur deri në Al Jazzeara Televizion dhe në BBC, kam qenë gazetar i luftës dhe kam punuar 16 vite në Radio Televizionin e Suedisë, kështu që në aspektin e formimit kulturor, intelektual, profesional dhe gazetaresk, tipat e këtij Ermalit i var në k**en e majtë!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

