Klodiana Shala flet hapur: 200 € të stërvitesh me mua, të tjerët më thonë shumë pak

Sportistja e njohur Klodiana Shala, prej vitesh është një trajnere personale.  Për "Impact" në Rtv Ora ajo tregoi pa komplekse sa kushton abonimi mujor për të shfrytëzuar ambjentet e palestrës së saj por edhe e ndjekur nga ajo si instruktore.

"Se kam problem. Të gjithë më thonë si ke lënë një shumë të përfshirë në ambjentin ku unë jam, te palestra që dihet është jashtëzakonisht shumë e mirë, me pishinë të jashtme dhe të brendshme, me sauna dhe kushte jashtëzakonisht shumë të mira, e përfshirë dhe unë, 200 euro në muaj. Nuk është ndonjë shumë e madhe. Kur më thonë sa pak e ke lënë me ty dhe ambjentin u them duhet ti përshtatemi kushteve të Shqipërisë sepse nuk jemin në Amerikë dhe Zvicër".

Poll

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.