Ajo i tha PO! Balerini i njohur i propozon për martesë moderatores natën e ndërrimit të viteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2023, 19:56
Nuk është shaka as show televiziv. Balerini i njohur Graciano Tagani e ka ndarë më në fund mendjen për të zyrtarizuar rrugëtimin e tij të dashurisë.
Natën e ndërrimit të viteve, i ulur në gjunjë dhe me unazën në duar, balerini i propozoi për martesë moderatores simpatike Argjira Spanca.
E emocionuar, Argjira është përgjigjur me "Po". Këtë moment kaq të bukur ata e kanë ndarë me ndjekësit e tyrenë Instagram.
Nuk na mbetet veçse të përcjellim urimet më të mira për çiftin dhe jemi gjithë sy e veshë për dasmën.

View this post on Instagram