Të famshëm që shpenzojnë një pasuri të tërë për të manifestuar një shije të keqe

Ndërsa shumica prej nesh ëndërrojnë që një ditë të jenë në gjendje të zotërojnë një nga këto supermakina të shtrenjta dhe të bukura, disa të famshëm të pasur shpenzojnë mijëra për t'i "shkatërruar" ato me shijen e tyre të çuditshme.

Paraja mund të blejë shumë gjëra, por nuk mund të blejë shijen e mirë.

Për rekord, ju sjellim disa shembuj të shkëlqyeshëm ku supermakinat u shndërruan në një kanavacë mbi të cilën pronarët e tyre të famshëm shpërfaqën shijen e tyre.

Kim Kardashian – Lamborghini Urus: Ajo e mbuloi plotësisht si pjesën e brendshme ashtu edhe atë të jashtme të Urus me material leshi të bardhë, që të kujton një dele të madhe. Për fat të mirë, ishte për qëllime marketingu me qëllim që të lansonte koleksionin e saj të ri.

Të famshëm që shpenzojnë një pasuri të

Paris Hilton – Bentley: Trashëgimtarja  ekscentrike ka lyer rozë një nga makinat më premium dhe luksoze në botë. Thjesht sepse i pëlqen roza dhe i shkon. Dhe sepse sigurisht ajo ka miliona për të shpenzuar.

Të famshëm që shpenzojnë një pasuri të

Justin Bieber – Audi R8: Këngëtari e “veshi” Audi R8 të tij në një nuancë leopardi dhe qarkulloi me të për mjaft kohë. Pas disa muajsh, ai e rilyu atë të zezë, por brenda e mbajti përgjithmonë ngjyrën e leopardit.

Të famshëm që shpenzojnë një pasuri të

Chris Brown – Lamborghini: Obsesioni i tij për të pikturuar Lamborghini-t e tij në kombinime të çuditshme është i qartë, pasi ka ndryshuar identitetin e të paktën tre prej tyre. Këtu janë dy veprat e tij më të çuditshme.

Të famshëm që shpenzojnë një pasuri tëTë famshëm që shpenzojnë një pasuri të

Hulk Hogan – Viper: Hulk Hogan vendosi që Viper i tij duhet të pasqyrojë më mirë personalitetin e tij dhe a ka mënyrë më të mirë sesa ta pikturojë atë në ngjyrat e uniformës që mbante gjatë mundjes.

Të famshëm që shpenzojnë një pasuri të

Dennis Rodman – Hummer: Ish-ylli i NBA-së zotëron një Hummer, zgjodhi ta dekorojë me piktura të femrave nudo. Krejt tragjike dhe shije e keqe, dhe sado që tentoi disa herë ta shiste dështoi pasi askush nuk e donte.