Sinan Vllasaliu shpërthen kundër playback: Alamet Shqipërie, ka mbet me 3 këngëtarë!

Ai është një nga artistët e mëdhenj shqiptarë që i përket gjeneratës së muzikës live. Kohët kanë evoluar dhe bashkë me të dhe muzika.

Si shumë këngëtarë të stekës së vjetër edhe Sinan Vllasaliu është kritik ndaj brezit të ri që në gjykimin e tij fuqinë e zërit ja kanë besuar zhvillimeve teknologjike.

"Alamet Shqipërie me pas vend playbacku. Me 2-3 këngëtarë me mbet Shqipëria! Ke Aurela Gaçen, Eli Fara, Anxhela Peristeri të mira në live, të tjerët nuk po i dëgjoj. Nuk shoh koncerte, dua të shoh koncerte live" thotë ai për "Impact" në Rtv Ora me Feride Kuqin.

E njëjta situatë është dhe në Kosovë.

"Nuk e di për çfarë e përdorin playback-un se aty shumë pak ka muzikë. Ka artistë që kanë dështuar në momentin që janë fut me këndu këngët e veta live, jo të huajat. Prite Zot me i fut më thellë! Kjo është përgjegjësi, nuk kam asgjë personale ndaj askujt. Më thuaj koncertin e fundit që është mbajt në Shqipëri nga një këngëtar.

Faleminderit në Kosovë kanë filluar me u mbajt disa koncerte live në Tv Klan. Ajo është Arena ku duhet të tregosh punën që ke bërë. Njerëzit i duan, nuk kam asgjë kundër atyre çunave, por të dalin në pamjen më të mirë të mundshme të tyre dhe jo të fshihen pas stimulimeve teknike. Këtu është problemi".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.