“Pyes Lotin” hiqet nga YouTube pas revoltimit të kompozitorit Valentin Veizi
Kënga e interpertuar nga Elsa Lila dhe Capital T, “Pyes Lotin” është hequr nga YouTube.
“Pyes Lotin” me autor Valentin Veizin erdhi në një version tjetër nga Elsa Lila dhe reperi Capital T, por kjo solli reagimin e menjëhershëm të kompozitorit shqiptar, i cili kërkonte që kënga e tij të mos bëhej pis.
“Pyes Lotin” me autor Veizin dhe tekst të poetes Enrieta Sina, erdhi në një version komplet ndryshe në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSh.
Kompozitori Veizi në një intervistë u shpreh se nuk ka folur me Elsa Lilën, ndërkohë që ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën e tij të deformuar.
“Unë kam thënë mos ma bëni pis, në fakt është më tepër, është dhimbje. Më mirë të mos e kisha dëgjuar në fakt, aq keq jam ndjerë kur kam dëgjuar atë këngë në atë variant që u soll”, u shpreh ai.
Pas kësaj ankese të bërë nga Veizi, YouTube mesa duket i ka dhënë të drejtë këtij të fundit duke fshirë këngën e versionit të ri.
