Klodiana Shala: Alesia Bami e kënaqur me format që ka, Enca Haxhiaj ka përmasa që nuk ndryshohet
Vitet e fundit është kthyer në trend kujdesi ndaj forma trupore si për femrat dhe meshkujt. Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike, por palestra nuk mund të bëjë mrekulli.
Dhe këtë e thotë një sportiste profesioniste si Klodiana Shala. Në emisionin "Impact" në Rtv Ora ajo thotë se çdo gjë lidhet me konstruktin e trupit të personave.
"Alesia Bami është e kënaqur me format e saj. Çdo gjë fillon nga truri. Ajo është shumë mirë, se është dhe konstrukti i atillë. Thjesht për të mbajtur veten më në formë për vitet që vijnë por kaq.
Enca Haxhiaj është përgatitur me mua, kemi bërë stërvitje bashkë. Është një vajzë që e do jetën shumë, është shumë gocë e mirë. Edhe ajo ka përmasat e saj që ti nuk mundesh dot ta ndryshosh. Nuk i shmangemi dot konstruktit. Me atë konstrukt që ka është e tonifikuar, e keqja është nëse e kanë mishin e rënë. Nuk mundet Enca të heqë as një masë të madhe të kofshës, as të vitheve, as të gjoksit, është konstrukti i saj".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

