Sinan Vllasaliu mban të hapur "luftën" me reperët Don Xhon e Mozzik: Tekstet banale nuk i kam shkruar unë
Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Vllasaliu u përfshi në një përplasje verbale në shkurt të vitit që lamë pas me këngëtarët më në zë të repit, Mozzik dhe Don Xhoni.
Shkak u bënë komentet e Vllasaliut në emisionin 'Glamour Zone', në RTV Ora lidhur me tekstet e këngëve dhe mënyrën e të kënduarit të tyre.
Nuk vonuan dhe deklaratat e artistëve, me Don Xhonin që i tërhoqi vëmendjen për deklarata të turpshme për një këngëtar të atij kalibri si Vllasaliu ndërsa Mozzik tha se në një të ardhme do ta ftojë në synetin e të birit.
Por përkudër reagimit të tyre, Sinan Vllasaliu vijon ti qëndrojë strikt qëndrimeve të tij.
I ftuar në "Impact" me Feride Kuqin, Don Xhonit i rezervoi këtë përgjigje.
"Nuk e njoh këtë çunin, asgjë personale. Kam dëgjuar tekstet, ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Nëse ke një fjalor të tillë se kam bërë unë por ti, ti merre përgjegjësinë".
Ironinë nuk ja kurseu as Mozzikut.
"Ose di të këndosh ose nuk di. Mundesh me këndu në banjo, në tavan, bodrum, di os jo. Nuk është problemi ku këndon por di apo nuk di".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
