Milaim Zeka ‘dënon’ shoqërinë shqiptare: S’jam provokativ, shoqëria shqiptare, një orgazëm penguese në jetën private

Gazetari dhe analisti i mirënjohur ishte i ftuar special në D-Night në Rtv Ora për të folur rreth jetës së tij private si kurrë më parë dhe jo vetëm. Si gjithmonë një kritik shumë i madh i fenomeneve në shoqërinë tonë, ai u ndal tek një moment që për të do të thotë shumë.

E kanë etiketuar gjithmonë si provokativ, por e vërteta sipas tij qëndron shumë ndryshe.

Milaim Zeka: Nuk jam provokativ, por shoqëria shqiptare është në përgjithësi është një shoqëri super provokative, ku njeriun normal e provokon kjo shoqëri çdo minutë dhe jemi i vetmi vend ku gazetari dhe shkrimtari nuk ka nevojë t’a ndjekë temën, por tema e ndjek. Shkrimtari apo satirist nuk ka nevojë të shpikë tema sepse ato i gjen në çdo rrugë apo rrugicë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shoqëri që përjeton edhe orgazëm kur të pengon në komunikacion, me të fut në gërshërë, shoqëri që përjeton orgazëm më të përgojuar, më të ndërhy në familje, shoqëri që ndërhyn në pamjen tënde sesi dukesh apo si je veshur.

Dajana Shabani: Sa orgazma fallco? Sa gjynah! Është shumë gjynah t’a çosh jetën dëm duke bërë orgazma fallco…Unë preferoj të shikoj punën time dhe t’i kem orgazmat shumë të vërteta (qesh)

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.