Tigri sulmon trajnerin e cirkut, i kafshon qafën gjatë performancës live (Video)
Në një incident tronditës ka ndodhur në Itali, një tigër sulmoi një trajner cirku gjatë një shfaqjeje live në provincën italiane të Lecce të enjten në mbrëmje, raportoi Metro .
Një video e incidentit, e cila është shfaqur në disa rrjete sociale, ka kapur momentin e frikshëm kur trajneri i cirkut u tërhoq përtokë nga tigri.
Videoja e shpërndarë në Tëitter tregon trajnerin e cirkut duke u përqendruar te një tigër tjetër kur tigri i dytë hidhet mbi të nga pas.
Ndërsa trajneri 31-vjeçar, i identifikuar si Ivan Orfei, bërtet nga dhimbja dhe përpiqet të çlirohet nga kthetrat e tigrit, ai e kafshon në qafë.
Ndërkohë, njerëzit në audiencë dëgjohen duke bërtitur.
Për fat të mirë, Orfei i shpëtoi pasi ndihmësi i tij e goditi tigrin me tavolinë.
Incidente al Circo per #ivanorfei, attaccato alle spalle da una Tigre davanti ai bimbi del pubblico
— SALLY (@LaSamy65280885) December 31, 2022
Ricoverato in codice rosso#circo #Orfei pic.twitter.com/VgYDvuxkJT
