PSG e nis me humbje, befason Lens
Lens vijon të befasojë në ligë francezez duek mposhtur edhe yjet e PSG. Me këtë fitore ata japin një sinjal të fortë se do të jenë rivalët kryesorë të kryeqytetasve për titullin kampion.
I cilësuar ndër vite si një ekip i dorës së dytë në Ligën e Parë franceze, Lens nuk mund të quhet i tillë për vitin 2023.
Veriorët e Francës vijojnë të surprizojnë, e në ndeshjen e parë të këtij viti mposhtën yjet e Paris Saint Germain, duke u shkaktuar humbjen e parë sezonale.
Pa Neymar të pezulluar dhe Messin ende me pushime, kryeqytetasit e Galtier dolën pa pikë nga një ndeshjë pas 9 muajsh, pasi disfata e fundit datonte më 20 mars të vitit të kaluar, në transfertën ndaj Monacos.
Sfida nisi menjëherë e vrullshme, me vendasit që morën avantazhin me Frankowskin në minutën e pestë, por festën e ndali Ekitike tri minuta më vonë, duke rikthyer baraspeshën.
Megjithatë Lens mori sërish avantazhin me Opendën në minutën e 28’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Claude-Maurice ai që shënoi golin e tretë, duke vulosur suksesin.
Lens blindon vendin e dytë dhe ngushton diferencën me 4 pikë ndaj kryesueses së Ligës së Parë franceze, PSG.
Në ndeshjet e së dielës, triumfuan në shtëpi edhe Nanta, Monako dhe Tolusë, ndërkohë që Lyon zhgënjeu ndaj Klermont. Në treanfertë fitoi edhe Lorient përballë Angers.

