Barazim në derbin e nervozuar për Barcelonën (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2022, 15:58
Barcelona ndalet në një barazim në derbin e qytetit kundër Espanyol. Përfundon 1-1 sfida e skuadrës së Xavit në fushën e Espanyol ku ishte fillimisht Marcos Alonso ai që zhbllokoi ndeshjen që në minutat e para ndërsa Joselu barazoi shifrat.
Ndeshja u mbyll me tre kartonë të kuq për shkak të agresivitetit dhe sjelljes jokorrekte nga lojtarët në fushë për këtë derbi që nuk dallohet për ashpërsinë e tij.
Me këtë pikë, Barcelona e mbyll vitin në krye të klasifikimit por me pikë të barabarta me Realin e Madridit, 28 ndërsa në janar kalatalanasit ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrave do të rinisen nga Kupa e Mbretit.
