Pep Guardiola kundër rrymës: Nuk është Pele më i madhi i historisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2022, 21:00
Një zë jashtë korit të njerëzve që gjatë 24 orët e fundit po ngulin këmbë se nga jeta u largua më i madhi i futbollit, Pele. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola del kundër rrymës duke snobuar madje edhe rivalin më të madh të brazilianit, Maradonën. Sipas katalanasit, më i madh i historisë është një tjetër.
“Pele është i madh, shumë i madh madje por për mua më i miri është një tjetër, Messi”.
Deklaratë e fortë në një kohë që Brazili është në zi kombëtare ndërsa bota e futbollit po qan për largimin e “O Rei”.
