Penalltia në favor të Real Madrid nxeh trajnerin e Valadollid. Shikoni se si reagon ai në konferencë

Trajneri i Real Valadollid, Pacheta kërkon që zëri i tij të dëgjohet pas zemërimit të shprehur edhe në fushën e lojës për penalltinë që iu akordua Realit të Madridit 7 minuta nga fundi i ndeshjes që po shkonte drejt një barazimi pa gola.
Deri në minutën e 83 ndeshja ishte shumë e ekujlibruar por më pas arbitri akordoi 11-metërshin që ngjalli zemërimin e trajnerit dhe skuadrës në pronësi të Ronaldo brazilianit. Tekniku spanjoll ka protestuar në konferencën e shtypit, duke e krahasuar këtë rast me atë të një ndeshjeje tjetër të Valadollid që në Bilbao nuk u akordua për skuadrën e tij.
“M.., edhe në San Mames ishte prekje me dorë. Jam i lodhur, m… Arbitrat duhet të zgjedhin të vërshëllejnë ose të mos e bëjnë në të gjithë episodet. Po protestoj? Po, m…, normale që do të protestoj. Arbitri ka një punë të vështirë por edhe unë e kam të tillë dhe unë paguaj gabimet e tij ndërsa ata nuk i paguajnë gabimet e mija. Për këtë po ankohem”.
