Bëri tatoo emrin e Messit në ballë, pendohet pas disa ditësh…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2022, 10:56
E mbani mend influencerin kolumbian Mike Jambs që pak ditë më parë bëri tatuazh në ballë emrin e Messit dhe në faqe fjalën “Dios” dhe tre yjet e Argjentinës? Pas kritikave që mori nga çdo cep i planetit për gjestin e tij, duket se ai është penduar.
Fillimisht deklaroi se ishte shumë krenar që e kishtë berë një gjë të tillë madje shtoi se gjesti i tij nuk i bënte keq askujt por sot situata ndryshon.
“Pendohem për tatuazhin sepse ka sjellë vetëm gjëra negative, si personale ashtu edhe profesionale. Nuk e kisha menduar që do ta thoja kaq shpejt një gjë të tillë. Ndihesha shumë krenar në fillim por tani do të doja shumë të mos e kisha bërë”.

