Cristiano është entuziast dhe i paduruar për të nisur aventurën në Arabinë Saudite…

Kontratë për dy vite e gjysmë që e bën sportistin më të paguar të historisë. Ronaldo ngjitet sërish në krye por këtë herë me një lëvizje ekstreme.

Pasi nënshkroi me Al Nassr ku do të qëndrojë deri në moshën 40-vjeçare dhe do të arkëtojë lot 500 milionë euro, luzitani flet për eksperiencën që e pret në Arabinë Saudite.

“Po pres me padurim për të nisur një aventurë të re në një kampionanat e vend shumë të ndryshëm. Vizioni me të cilin punon Al Nassr është shumë stimulues. Jam shumë entuziast për t’u bashkuar sa më shpejt me shokët e skuadrës dhe të gjithë sëbashku të punojmë për të ndihmuar skuadrën të fitojë sa më shumë tituj”.