Liverpool fiton me dy...autogola. Klopp e mbyll vitin me një sukses të çuditshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2022, 22:59
Mund të fitohet një ndeshje edhe kështu, me dy autogola të shënuar nga i njëjti lojtar kundërshtar. Liverpool kalon me vështirësi 2-1 Leicester City në ndeshjen e fundit të vitit 2022 për skuadrën e Jurgen Klopp.
Në "Anfield Road" vendosi lojtari mik Wout Faes, i cili shënoi dy herë në portën e tij brenda 7 minutave për të zhvlerësuar avantazhin fillestar të Hall që shtangu "The Reds".
Tre pikë shumë të rëndësishme për Klopp dhe skuadrën e tij që ngjiten në kuotën 28 me 2 pikë më pak se Tottenham i vendit të katërt dhe 12 diferencë nga Arsenali kryesues.
