Cristiano Ronaldo i ka nxjerrë “karton të kuq” agjentit Jorge Mendes  

Jorge Mendes nuk ka asnjë rol në transferimin e Cristiano Ronaldos te Al Nassr në Arabinë Saudite edhe pse ai ka qenë njeriu më i afërt i sulmuesit gjatë dy dekadave të fundit.

Agjenti luzitan, më i suksesshmi në botën e futbollit, është distancuar ndjeshëm me numrin 7 që ka shprehur hapur pakënaqësinë për faktin që Mendes nuk arriti t’i gjente një destinacion të rëndësishëm europian pas largimit nga Manchester United.

Figura kyçe në bisedimet me klubin arab për të arritur termat e kontratës, është agjenti personal i sulmuesit portugez, Ricky Regufe. 56-vjeçari Jorge Mendes ka qenë përfaqësues i emrit të Ronaldos që në vitin 2003 kur ai luante me skuadrën e Sportingut të Lisbonës.