VIDEO/ Real Madrid ngjitet në krye të La Ligas, Benzema i rikthehet vesit të vjetër

Karim Benzema dy herë në 10 minutat e fundit për të ndëshkuar Real Valadollid dhe për të rikthyer Realin e Madridit te fitorja në ndeshjen e fundit të vitit. Topi i Artë 2022 iu rikthye zakonit të vjetër duke fshirë zhgënjimin mungesës në Kupën e Botës.

Dëmtimi duket tërësisht i hedhur pas shpine ndërsa Ancelotti mund të fërkojë duart për rikthimin e qëndërsulmuesit që e dëmtoi jo pak skuadrën kampione në ndeshjet e fundit përpara nisjes së botërorit.

Me fitoren e vështirë 2-0 në fushën e skuadrës së Valadollid, Real Madrid ngjitet në kuotën e 38 pikëve dhe rikthehet përkohësisht në vendin e parë me 1 më shumë se Barcelona që do të ndeshet nesër në orën 14:00 me Espanyol në derbin e qytetit.