Digjet fasoneria në Pogradec, dyshohet nga shkaqe aksidentale
Një fasoneri është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen nr. 2.
Fasoneria është në pronësi të shtetasit G.G dhe dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.
"Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj," njoftoi policia.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.