Trafik e pritje në të gjithë vendin, rrugët bllokohen nga kolonat e gjata të makinave
Trafik e pritje të gjata.
Ishte kjo panorama në shumë prej rrugëve të vendit ditën e fundit të vitit.
Këto pamje vijnë nga Vlora.
Rrugët kryesore të qytetit patën trafik të rënduar.
I vështirë ishte qarkullimi veçanërisht në Bulevardin e Vlorës dhe Lungomare.
Shumë trafik pati edhe në rrugët e Fushë-Krujës.
Shkaktuar nga ardhja e emigrantëve por edhe atyre që kanë zgjedhur Krujën për të kaluar ditën e fundit të vitit.
Qytetarët tregojnë se për të përshkuar pak metra me makinë u është dashur të presin gjatë.
"Për 300 metra më është dashur të pres 1 orë," tha një qytetar.
Edhe në Berat mjetet u bllokuan në trafik për disa minuta. Brenda qytetit, lëvizja në disa raste ishte e pamundur.
Për të përballuar fluksin, në shumë prej akseve kryesore të vendit është shtuar prezenca e efektivëve të policisë.