E rëndë, 24 vjeçari përplaset me makinë, ndërron jetë pak para ndërrimit të vitit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2022, 22:53
Një 24 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga.
"Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip 'Fiat-punto', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.