Tritol për herë të dytë banesës në Lushnje, kësaj rradhe shpërthimi më i fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2022, 19:00
Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë pasdite në Lushnje.
Burime për Ora News bëjnë me dije se shpërthimi me tritol ka ndodhur pranë një banesë.
Rreth një muaj më parë kësaj banese i është vënë tritol.
Shtëpia ndodhet në lagjen 18 tetori dhe është në pronësi të një shtetasi të identifikuar si Altin Lamçe.
Në 1 nëntor 2022 një sasi tritoli iu vu në oborr e u shkatërrua makina që ishte parkuar dhe u thyen xhamat e dyert e shtëpisë private.
Në momentin e shpërthimit në banesë ishin 5 persona, por asnjë nuk mbeti i lënduar.
Sipas policisë ky shpërthim ishte më i forti se ai i nëntorit.

